Rritja e shoqërisë civile ka qenë një ndër
tendencat më domethënëse në zhvillimin e vendit. Por sipas një studimi të kohëve
të fundit shoqëria civile shqiptare po kalon aktualisht një “periudhë
pergjumjeje”.
Mungesa e burimeve
financiare, varësia e madhe nga
donatorët, rënie e konsiderueshme e aktiviteteve avokuese, mos organizimi në
rrjete e grupime, mungesa e kapaciteteve, kuadri i dobët ligjor dhe
rregullator janë disa nga arsyet për
këtë gjendje.
Në përballjen me këto sfida nuk duhen lënë jashtë edhe disa tipare të reja të shoqërisë civile, si:
- Zbehja e aksionit publik dhe theksimi i veprimtarisë së
dhënies së ekspertizës.
- Vetëorganizimi i grupeve të interesit, grupeve të
presionit, grupeve të lobimit për shumë sektorë, në formën e
shoqatave, këshillave e konsorciumeve.
- Thellimi i përqëndrimit
të organizatave të shoqërisë civile në Tiranë dhe pakësimi shqetësues i aksionit të shoqërisë civile në rrethe.
Duke qenë se zhvillimi i shoqërisë civile është edhe një nga drejtimet e rëndësishme të parashikuara në Strategjinë e Zgjerimit të BE sidomos kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, prioritet strategjik kryesor në këtë fushë mbetet :
Garantimi i qëndrueshmërisë, legjitimitetit dhe kredibilitetit të aksioneve të shoqërisë civile në lidhje me zhvillimin e Demokracisë Shqiptare për përmbushjen e standardeve politike, ekonomike e sociale të integrimit europian.
Standartizimi brendshëm i organizatave të shoqërisë civile, shoqëruar me një bashkëpunim më intensiv, eficent dhe transparent mes tyre do të ishte rruga që do të conte në përmirësim të qëndrueshmërisë dhe kredibilitetit të këtyre organizatave.
Objektivat për sa më sipër , dhe ajo c’ka do të synojë mbështetja e Fondacionit brenda cdo objektivi, për vitin 2010, do të jenë :
1- Ngritja dhe zhvillimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile
Rritje të profesionalizmit dhe ekspertizës të organizatave të shoqërisë civile nëpërmjet metodave : „coaching/mentoring/on the job training“ (këshillim, mbështetje, asistim-, në lidhje me identifikim, shkrim e formulim projektesh (fundraising) , kooridinim e menaxhim projektesh, raportim financiar ndaj donatorëve, mardhëniet dhe raportimi ndaj organeve tatimore, ndërtim mardhëniesh e partneritetesh, etj.
2- Rritja e bashkëpunimit, bashkëveprimit dhe transparencës mes organizatave të shoqërsië civile për të arritur impakte më reale nëpërmjet veprimeve të përbashkëta në kohë të caktuara, për cështje të caktuara
- Mbështetje për krijime networku mes organizatave të shoqërisë civile brenda vendit, por edhe me organizata të rajonit, për shkëmbim informacioni, eksperiencash, transparencë, aksione të përbashkëta etj,
- Mbështetje për krijime të forumeve përfaqsuese ( të OJF-ve, grupeve të interesit e të tjerë palë të inetersuara) për të avokuar në lidhje me cështje të caktuara të interesit publik.
3- Inkurajimi dhe promovimi i iniciativave qytetare
- Mbështje për fuqizim të organizatave me anëtarësi dhe grupeve të përfaqsimit, për të promovuar pjesemarrjen e grupeve të interesit si aktorë në formulimin e politikave dhe reformave, si dhe në monitorimin e zbatimin e tyre.
- Mbështetje për iniciativa që nxisin dhe forcojnë dialogun civil dhe aksionet qytetare nëpërmjet stimulimit të debateve publike dhe tërheqjes së vëmendjes së publikut për zhvillime politike, ekonomike dhe sociale të vendit si dhe mbështetjes së iniciativave që synojnë të rrisin interesin dhe kultivojnë përgjegjësinë e komunitetit dhe veprimet qytetare.