Media e lirë është një ndër arritjet më të rëndësishme të demokracisë në Shqipëri. Gjithsesi media mund te cilesohet e lirë, por jo e pavarur. Media shqiptare nga njëra anë paraqitet si një zgjatim i politikës, dhe nga ana tjetër si një shtojcë e bizneseve të ndryshme. Gjithashtu gjithnjë e me tepër po ndihet nevoja e rritjes së komunikimit të medias me shoqërinë civile për të raportuar në mënyrë sa më korrekte mbi çështjet sociale dhe për t’i dhënë zë popullsisë së dobët e të marxhinalizuar.
Për këtë ndërhyrja e Fondacionit Soros në fushën e medias për vitin 2009 do të do të ketë si prioritet kryesore të saj :
Përmirësimi i kapaciteteve të medias dhe inkurajimi i iniciativave që angazhojnë median në interes të publikut.
Ndërhyrja e Fondacionit Soros për vitin 2010, do të synojë :
Mbështetje për iniciativa që promovojnë përmirësim mbulimi dhe profesionalizëm të pasqyrimit të problemeve sociale në media, sidomos në nivel lokal.