Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka zhvilluar ligje të reja me vëmendje specifike dhe eksplicite në marrëdhëniet/barazinë gjinore. Këto ligje të reja përfshijnë: Ligji për Barazinë Gjinore në Shoqëri (nr. 9970, datë 24.07.2008) dhe Ligji për Masat kundër Dhunës në Marrëdhëniet Familjare (nr 9669, datë 18.12.2006).
Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje 2007 – 2010 ka identifikuar këto fusha parësore interesi :
Gjithashtu Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta ka hartuar një Strategji për Përfshirjen Sociale (2007-2013), por përmendja e grave dhe dhunës në familje ne të është shumë modeste.
Ndërhyrja e Fondacioni Soros për vitin 2010 do të ketë si prioritet kryesor të saj:
Përmirësimi i statusit të grave në shoqëri nëpërmjet luftës kundër përjashtimit social dhe fuqizimit ekonomik të tyre
Objektivat për sa më sipër , dhe ajo c’ka do të synojë mbështetja e Fondacionit brenda cdo objektivi, për vitin 2010, do të jenë :
1- Kontributi për të luftuar përjashtimin social të grave dhe për të inkurajuar përfshirjen e tyre në shërbimet që lidhen me infrastrukturën, punësimin, arsimin, shëndetin, strehimin, etj
- Monitorimi i Strategjisë së Përfshirjes Sociale (2007-2013), nëpërmjet perspektivës gjinore
- Vlerësimi i tregut formal dhe informal të punës në perspektivën gjinore si dhe nxjerrje e te dhënave sasiore për gratë që kërkojnë punë dhe grave të papuna, gratë që marrin ndihmë sociale kundrejt grave të regjistruara që nuk marrin ndihmë sociale, aksesit në shërbimet sociale, etj.
- Mbështetje për veprime të përbashkëta kundër dhunës në familje nëpërmjet angazhimit të shoqërisë civile dhe bashkëpunimit me aktorë te tjere, si dhe mobilizimi i burimeve ekzistuese në mbrojtje të të drejtave njerëzore të grave.
2- Kontributi për fuqizimin ekonomik të grave dhe rritja e mundësive të tyre për punësim dhe trajnim profesional.
- Ndërtimi i kapaciteteve për gratë në zonat rurale për të inkurajuar aktivitetin prodhues lokal
- Inkurajimi i aftësive sipërmarrëse të grave duke nxitur modele të suksesshme të grave sipërmarrësë, dukë ndërmjetsuar edhe komunikimin dhe mbështetjen nga institucionet e mikrokreditit.