Programi i Shëndetit Publik do të inkurajojë zhvillimin e një vlerësimi të jashtëm e të brendshëm të sistemit shëndetsor, duke përfshirë pjesëmarrjen e përdoruesve dhe aktorëve të këtij sistemi, si dhe inkurajojë rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve.
OSFA do të kontribuojë në fushat e mëposhtëme:
1 - Shëndeti dhe të drejtat e njeriut
Promovimi i Shendetit si një e drejtë njerëzore bazë, koncept që ka nevojë te konsolidohet dhe zbatohet, jo vetëm në politikat publike, por me të njëjtën rëndësi nevojitet të trupëzohet si në sjelljen e ofruesve të shëndetit, ashtu edhe publikut.
1.1 Rritje të njohurive mbi shëndetin dhe fuqizimi i sjelljes së grupeve të synuara, për të kërkuar shërbime shëndetsore, bazuar në parimin që kujdesi shëndetësor është një e drejtë njerëzore (duke i kushtuar rëndësi romëve, grave dhe target grupeve të tjera),
Iniciativa që synojnë rritjen e informacionit mbi rëndësinë e parandalimit në shëndetin e popullatës dhe njohurive për shëndetin, vecanërisht tek grupet e margjinalizuara (gra në zona rurale apo zona të tjera të largeta, popullata rome, etj)
Iniciativa që synojnë edukimin e publikut me rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve.
Iniciativa që synojnë rritjen e njohurive të mediave mbi shëndetin publik në përgjithësi dhe parandalimin në vecanti.
Vlerësimi i cilësisë së shërbimit shëndetsor, nëpërmjet shfrytëzimit të treguesve të matshem shëndetsor.
Fuqizimi i shprehive, për të kërkuar shërbimin shëndetsor si një e drejtë, tek grupet e synuara.
Iniciativa që edukojnë profesionistët e Shëndetsisë të ofruarojnë shërbimin nën perspektivën e të drejtave të njeriut.
1.2 Promovim i etikës mjeksore dhe i të drejtave të pacientëve në Shqipëri.
Promovimi i etikës mjeksore dhe i të drejtave të pacientëve në Shqipëri. Iniciativa synon sjelljen në vemendjen e shtetit dhe të shoqërisë nevojën për promovimin e të drejtave të pacientit në Shqipëri, Diskutime për krijimin e funksionimin e rrjetit të këshillimit të prindërve me fëmijët me aftësi të kufizuar. Përmirësimi i Kartës së Pacientit në Shqipëri.
2 - Zhvillimi i standardeve të kujdesit paliativ për Shqipërinë për të ndryshuar situatën
2.1 Zhvillimi i standarteve të Kujdesit Paliativ kombëtar për Shqipërinë.
Mbështetje për kujdesin paliativ, në përpjekje komplementare me MoH, për zhvillimin e standarteve kombëtare për kujdesin paliativ në Shqipëri.
Asistencë për të rritur kapacitetet trajnuese lokale në PC.
2.2 Kryerja e vlerësimit të nevojave dhe të kuadrit ligjor e nënligjor, me qëllim përfshirjen e Kujdesit Paliativ në sistemin shëndetsor, si dhe bërja e një plani të detajuar për Kujdesin Paliativ, nën Programin Kombëtar për Kontrollin e Kancerit (PKKK), për të zbatuar kujdesin paliativ në të gjithë vendin, duke punuar ngushtë me aktorët kyçë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe komunitetin e Kujdesit Paliativ.
Mbështetje për draftimin e analizës ekonomike për përfshirjen e Kujdesit Paliativ në sistemin shëndetsor.
Vlerësimi për kuadrin legjislativ e nënligjor, me qëllim përfshirjen e Kujdesint Paliativ në sistemin shëndetsor.
3 - Sigurojë mbështetjen e alternativave të qëndrueshme me bazë në komunitet në fushën e kujdesit për Shëndetin Mendor
3.1 Mbështetje të vogla dhe efektive për organizata dhe iniciativa në nivelin bazë në Shëndetin Mendor.
Iniciativa që mbështesin zhvillimin dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve në qendrat e Kujdesit për Shëndetin Mendor, të alternativave okupacionale, trajtimeve të specializuara nga specialistët, dhe të specifikuara/ diferencuara për personat të cilëve u ofrohet ky shërbim.
Iniciativa për rritje kapacitetesh të organizatave që operojnë në fushën e kujdesit për shëndetin mendor, për të ofruar shërbime sa më të specializuara.
Iniciativa që rrisin njohuritë e publikut mbi rëndësinë e kujdesit për Shëndetin Mendor.
Iniciativa që synojnë promovimin e stilit të shëndetshem të jetesës së popullatës.
3.2 Vlerësim për të kuptuar nevojat për alterantiva me bazë komunitare, për të maksimizuar përdorimin e burimeve dhe demostrimin e përfitimeve të alternativës në fushën e Shëndetit Mendor.
Iniciativa që lehtësojnë dhe ndikojnë aksesin e këtij target grupi në pushtetin lokal, për orientimin dhe përdorimin sa më efektiv të fondeve në planifikimin strategjik të buxhetit, në favor të Kujdesit për shëndetin mendor dhe personave me aftësi të kufizuar mendore.
Për informacione të mëtejshme mbi Programin e Shëndetit Publik mund të lidheni me Blerta Skëndaj, koordinatore e programit në adresën bskendo@osfa.soros.al.